Shkup–Prishtinë me tren për vetëm 50 minuta? Linja e re mund të nisë në 2027





Lidhja hekurudhore mes Shkupit dhe Prishtinës mund të vihet në funksion deri në fund të vitit 2027, ndërsa udhëtimi mes dy kryeqyteteve pritet të zgjasë vetëm rreth 50 minuta, bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Fillimi i qarkullimit varet nga përfundimi i modernizimit të hekurudhës në Kosovë, ku mbetet të përfundojë edhe një tunel. Pasi pala kosovare të përfundojë punimet, Maqedonisë së Veriut do t’i nevojiten edhe 4 deri në 6 muaj për përgatitjet e nevojshme.

Sipas Nikolloskit, kjo linjë do të mund të ndikojë edhe në uljen e trafikut dhe ndotjes së ajrit në Shkup, pasi më shumë se 10 mijë automjete në ditë qarkullojnë drejt dhe nga Kosova.

Ministri pret që një pjesë e madhe e kësaj rruge të lidhet edhe me zgjerimin e planifikuar të transportit hekurudhor urban në Shkup.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo