Babai i përlotur për djalin që u bllokua në minierë, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë këtë shqetësim
Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, e kishte pritur me shqetësim të madh daljen e djalit të tij, për të cilin ka thënë se është minator qe 6 vjet, dhe se ai “1 vit as rrogë s’ka marrë as kurrgjë”.
Lidhur me këtë ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka ku thuhet fillimisht se, prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim, dhe se, ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për fëmijët dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike.
‘’ Pas çdo minatori që zbret në nëntokë është një familje që pret me ankth kthimin e tij në shtëpi. Prindërit tanë meritojnë të flenë të qetë, jo të jetojnë me frikën se çfarë mund t’i ndodhë djalit të tyre’’, thuhet nga sindikata.
Postimi:
Prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim. Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për ne dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike.
Ky është vetëm njëri prej shumë prindërve dhe familjarëve tanë që po e përjetojnë me dhimbje këtë situatë.
Pas çdo minatori që zbret në nëntokë është një familje që pret me ankth kthimin e tij në shtëpi. Prindërit tanë meritojnë të flenë të qetë, jo të jetojnë me frikën se çfarë mund t’i ndodhë djalit të tyre.
Ne meritojmë të trajtohemi më mirë, me respekt dhe me dinjitet, sepse pas nesh nuk janë vetëm minatorët, por edhe familjet tona që vuajnë bashkë me ne.