Rasti në Gjilan, në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja





Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së kaluarës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku dyshohet se babai ka privuar nga jeta djalin e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa armë dhe municion, raporton Klankosova.tv

“Një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë pa karikator, 68 fishekë dhe katër gëzhoja”, thuhet në raportin policor.

Ndërkohë, i dyshuari është në arrati dhe ndodhet në kërkim nga organet e rendit.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thotë PK./Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo