Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Gjilan është biznesmen i njohur në Anamoravë





Valon Ramushi është personi që dyshohet se sot vrau gruan, Nafijen dhe vëllain e saj, Egzonin, në Livoç të Gjilanit.

Ramushi tashmë është vetë-dorëzuar në polici, teksa burime të IndeksOnline pohojnë se ai është një sipërmarrës i njohur në rrethinë.

Ramushi ka në pronësi një lagje në Makresh, e po ashtu edhe biznesin “Loni Therm”.

Shkas i kësaj vrasjeje të dyfishtë dyshohet të ketë qenë kërkesa e viktimës për divorc nga Ramushi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo