IRAN: Garda Revolucionare pretendon goditjen e një cisterne me LNG





Garda Revolucionare e Iranit deklaroi sot se ka goditur një anije të madhe transportuese të gazit të lëngshëm të naftës (LNG), e cila po përpiqej të kalonte përmes një rruge që Teherani e cilëson të paligjshme në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas një deklarate të Gardës Revolucionare, të publikuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, anija ”NV Sunshine”, në pronësi të kompanisë ”NatWit”, u godit teksa po përpiqej të kalonte në jug të ngushticës.

Forcat iraniane pretendojnë se kanë marrë nën kontroll administrimin e Ngushticës së Hormuzit dhe se goditja u krye në kuadër të këtij operacioni.

Ngushtica e Hormuzit është një korridor strategjik për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit, ndërsa zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimet për sigurinë e lundrimit dhe furnizimet globale me energji.

Deri në këtë moment, në deklaratën e cituar nuk jepen detaje të mëtejshme mbi dëmet e shkaktuara në anije apo mbi gjendjen e ekuipazhit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo