Nëna e ka lejuar vajzën e mitur të kryejë marrëdhënie sek-suale me të dashurin. Babai e denoncon në policinë e Shkupit





Një 40-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në SPB Shkup se ish-partnerja e tij 41-vjeçare dyshohet se gjatë periudhës së kaluar ka neglizhuar kujdesin ndaj dy fëmijëve të tyre të mitur.

Sipas denoncimit, babai ka shprehur edhe dyshime se ish-partnerja e tij ka lejuar vajzën e tyre të mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur me të cilin ajo ka qenë në lidhje.

Rasti është denoncuar më 1 tetor 2026, rreth orës 18:05, në SPB Shkup.

Për rastin është njoftuar Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rrethanave.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo