Kaosi dhe dhuna në Tiranë, Ambasada e SHBA-së për Vizion Plus: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar





mbasada Amerikane i është përgjigjur interesit të Vizion Plus në lidhje me një qëndrim për atë që po ndodh në Tiranë prej katër ditësh.

Në përgjigjen e saj për Vizion Plus, Ambasada Amerikane u bë apel qytetarëve të protestojnë, por në mënyrë paqësore.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar.

“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestë të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së për Vizion Plus.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo