Endrit Thaçi reagon pas protestës në Prishtinë: Pabesi që kurrë nuk do të harrohet





Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës së mbrëmshme në qendër të Prishtinës.

Përmes disa pamjeve të publikuara në Instagram, Endrit Thaçi ka shprehur indinjatën e tij lidhur me, siç thotë, veprimet e Qeverisë ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Në kohërat më të vështira, i gjithë populli ishte me UÇK-në. Është e turpshme se sot, kur jetojmë në lirinë që e solli UÇK-ja, të kemi një qeveri që godet mbi veteranë, mbi fëmijë dëshmorësh. Pabesi që kurrë nuk do të harrohet”, ka shkruar Thaçi.

Reagimi i tij vjen pas protestës së zhvilluar mbrëmë në Prishtinë, ku pati përshkallëzim të situatës në qendër të kryeqytetit./Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo