Deri në orën 09:00, në Bërvenicë kanë votuar 400 qytetarë, dalja 2,46%





Deri në orën 09:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës ka arritur në 2,46 për qind. Deri në këtë orë, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 400 qytetarë.

Ndërkohë, gazetari i portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, gjatë ditës do të raportojë drejtpërdrejt nga fshatrat e Komunës së Bërvenicës, duke sjellë informacione nga terreni për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime.

TetovaSot do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit nga këto zgjedhje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo