Kryetarja e KKZ-së – Bërvenicë Nedime Sallai: Votimi nis pa probleme, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë (VIDEO)
Procesi i votimit në Komunën e Bërvenicës po zhvillohet pa probleme. Deri në orën 09:00, sipas gazetarit të portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, votimi ka vijuar në mënyrë të rregullt dhe nuk është raportuar asnjë problem gjatë hapjes së vendvotimeve.
Edhe kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Bërvenicë, Nedime Sallai, në një deklaratë për TetovaSot, bëri të ditur se procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 pa pengesa. Ajo njoftoi se një ditë më parë kanë votuar personat e sëmurë, ndërsa të 24 vendvotimet janë hapur me kohë.
Sallai theksoi se është paraqitur një problem me aparatin, por i njëjti është zgjidhur menjëherë, pa ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Sipas saj, pas orës 09:00 do të bëhen të ditura të dhënat për daljen e qytetarëve në votime, ndërsa informacione të tjera priten gjatë ditës, deri në orën 18:30.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës garojnë gjithsej gjashtë kandidatë, katër maqedonas dhe dy shqiptarë./TS/