Armatim dhe municion në shtëpi, kallëzim penal për 69-vjeçarin nga Gostivari





Tetovasot raporton se Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër H.R. (69) nga Gostivari, nën dyshimin për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

Sipas policisë, gjatë një bastisjeje të realizuar më 6 tetor 2026 në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy karikatorë dhe 180 fishekë.

Rasti është dokumentuar dhe ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo