20 vjet nga rënia e komandant Ilirit, Isa Likës: “I pavdekshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për ty!”

Sot shënohen 20 vjet nga ndarja nga jeta e Isa Likës, i njohur si Komandant Iliri, i cili kujtohet me respekt dhe mall nga shokët dhe bashkëluftëtarët e tij.

Me këtë rast, një nga bashkëluftëtarët e tij ka ndarë një mesazh prekës përkujtimor, duke vlerësuar figurën, guximin dhe besën e komandantit, si dhe duke shprehur dhimbjen për mungesën e tij.

“Komandant Iliri ishte nga ata njerëz që rrallë i sjell jeta. Njerëz me zemër të madhe, me besë e me guxim, të cilët nuk i zëvendëson koha dhe nuk i harron historia”, thuhet në mesazhin përkujtimor.

Duke kujtuar sakrificën dhe veprën e bashkëluftëtarit të tij, ai shpreh mallin përmes fjalëve: “I mungon çdo pëllëmbë e tokës që e lave me gjak, shoku im!”

Mesazhi përmbyllet me nderim për jetën dhe veprën e Isa Likës, Komandant Ilirit, duke e cilësuar kujtimin për të si të pavdekshëm dhe të paharruar.

“Lavdi jetës dhe veprës sate!”

Edhe pas dy dekadash, kujtimi për Komandant Ilirin vazhdon të jetojë te shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët e përkujtojnë me nderim dhe mirënjohje.

Gjatë luftës së vitit 2001, Isa Lika ka qenë komandant në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i njohur me emrin komandant Iliri. Ai ka udhëhequr Brigadën 112 „Mujdin Aliu“, e cila ka vepruar në rrethinën e Tetovës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo