Shaholli: Micko pritet si mik i shqiptarëve në Këshillin Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork!

Siç bëjnë të ditur media të ndryshme në gjuhën shqipe dhe jo vetëm, se dje skofiarët e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, kanë pritur me pekule dhe hosanara si “mikun e shqiptarëve” kryekomitin Micko, në qendrën e tyre në Nju Jork, me rastin e sesionit të 81 te OKB-së.

Kjo bandë halabakësh dhe dallkaukë të Këshillit Shqiptaro-Amerikan, ka pritur në qendrën e tyre vëllain e Vučkos dhe të botës serbe si “mikun e shqiptarëve” në një takim të ngrohtë dhe miqësor, kryekomitin Micko, i cili si njëri nga përgjegjësit e mohimit të identitetit tonë gjuhësor në kushtetutë.

Në fjalën e tij të rastit në këte takim para “miqve shqiptarë” kryekomti tha se
prioriteti ynë strategjik janë korridori 8 dhe 10.
Ai vazhdoi duke thënë se ” Jemi një familje e madhe në vendin e bukur që quhet Maqedoni.”

Një familje e madhe ku njëra jeton e ndarë nga tjetra përmes ligjeve dhe privilegjet e supremacisë mbi të tjerët, kurse tjetra si momadë pa gjuhë dhe identitet, për faj edhe të partiçkave tona si vasale të pushtetit!
Kjo na qënka familja e madhe, ku njëra vendos mbi tjetrën si Agai mbi hyzmeqarin z.Micko?

Pushteti maqedon vazhdon ta mbajë nofkën e turpit të 20% të mbyllur si kuti e pandorës dhe nuk pranon ndryshimet kushtetuese për ta shlyer atë njollë të zezë mbi identitetin tonë gjuhësor dhe kombëtar, ndërsa ky Këshill i honxhobonxhove shqiptarë edhe pse e dinë që bota serbe në Severnistan tashmë ka lëshuar rrënjë përmes pinjollëve të tyre si Stoilkoviqi apo vet premieri Micko, po heshtin para dramës së përdhosjes dhe denigrimit të shqiptarëve të Severnistanit.

Përkundrazi, këta renegatë të çështjes shqiptare në vend të një organizimi të një konference brenda sallës së takimeve me liderët e ndryshën botëror t’i kërkonin kryekomitit Micko se përse edhe pas dy vjet qeverisje, qeveria juaj mohon identitetin gjuhësor të shqiptarëve, duke e mbajtur si gur varri në kushtetutë nofkën ofenduese si 20″ si referencë për gjuhën shqipe, ndërkohë qe ju z. Kryeministër, ankoheni pse Bullgaria nuk e njeh gjuhën tuaj si identitet maqedon kur këtë identitet gjuhësor ju ia mohoni shqiptarëve!

Kjo bandë e renegatëve shqiptarë nuk meriton të quhet me emrin që gëzon, por si OJQ e Langaraqëve Shqiptarë të Amerikës e cila nuk ka këllqe t’i mbroj interesat e shqiptarëve, por vejnë dhe organizojnë takim miqësor me një kryekomit, që shtyp shqiptarët dhe identitetin tonë gjuhësor (së bashku me partiçkat tona) dhe çuditërisht gjen vend për mikpritje në mesin e halabakëve të OJQ Këshillit Shqiptaro-Amerikan.

Shqiptarët kanë nevoj për avoketër të çështjes sonë në Amerikë dhe jo për OJQ me qullashë dhe puthadorë që nuk i shërbejnë shqiptarëve në Severnistan.

Turpi është i zi, ndaj e ka emrin tradhti!

Medai Shaholli

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo