Kallëzim penal ndaj 23-vjeçarit nga Berova, policia i gjen marihuanë gjatë kontrollit Kallëzim për drogë në Berovë





Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Berovë ka ngritur kallëzim penal ndaj R.P. (23) nga fshati Vlladimirovë, nën dyshimin për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas policisë, më 4 shkurt 2026, gjatë një kontrolli të kryer në një vendndalim autobusësh në fshatin Maçevë, në rrugën rajonale Vinicë–Berovë, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Pas dokumentimit të rastit është ngritur kallëzim penal përkatës, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo