Një video e një përleshjeje fizike, për të cilën pretendohet se ka ndodhur sonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, është shpërndarë në rrjetet sociale.
Në video shihen disa persona të përfshirë në shtyrje dhe përleshje brenda terminalit të pasagjerëve, ndërsa pasagjerë të tjerë e ndjekin ngjarjen nga afër. Incidenti ka shkaktuar shqetësim tek të pranishmit, ndërsa disa prej tyre janë përpjekur të shohin se çfarë po ndodhte, njofton TS.
Autori që e ka publikuar videon në rrjetin social “X” ngre pyetjen nëse aeroportet kanë sigurim të mjaftueshëm.
Има ли обезбедување на аеродомов? https://t.co/2QmIVsc10r
— קרברוס (@KerberTheGreat) September 20, 2026