Drejtori i Burgut “Shkup” në Shutkë, Boban Utkovski, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij. Dokumenti për dorëheqjen tashmë i është dorëzuar Qeverisë, ndërsa si motiv për këtë vendim janë përmendur arsye personale.
Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria, duke theksuar se dorëheqja e Utkovskit së shpejti do të shqyrtohet nga ministrat.
„Drejtori i Institucioni ndëshkues-përmirësues, Burgu ‘Shkup’ në Shutkë, Boban Utkovski, ka paraqitur dorëheqje në Qeveri, e cila do të shqyrtohet në njërën nga seancat e ardhshme. Në dorëheqje është theksuar se arsyeja për paraqitjen e saj janë shkaqe personale“, njoftuan nga Qeveria.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se kush do ta zëvendësojë atë. Nga Qeveria njoftojnë se publiku do të informohet me kohë, sapo të merret vendim për emërimin e drejtuesit të ri të burgut në Shutkë./RS