Alarmoi policinë për rrëmbim me armë, por e vërteta doli ndryshe – 32-vjeçari nga Struga kapet në gënjeshtër
Një 32-vjeçar nga Struga, K.R., do të përballet me kallëzim penal pasi dyshohet se ka raportuar një grabitje të rreme dhe ka mashtruar policinë.
Më 17 gusht, ai kishte denoncuar në policinë e Strugës se ishte grabitur nga disa persona, të cilët, sipas deklaratës së tij, e kishin kërcënuar edhe me armë zjarri.
Por hetimi policor nxori në dritë një tjetër version të ngjarjes. Pas masave të ndërmarra, policia konstatoi se denoncimi ishte i rremë.
Gjatë marrjes në pyetje, 32-vjeçari e pranoi se kishte raportuar në mënyrë të rreme një vepër penale.
Ai do të përgjigjet për veprën “deklarim i rremë i veprës penale”.