I jepet lamtumira e fundit influencerit Laurent Krasniqi që vdiq mbrëmë në aksident

Sot, në varrezat e fshatit Llukar në Prishtinë, po mbahet ceremonia e varrimit të TikTokerit dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 3, Laurent Krasniqi.

Laurenti u nda nga jeta pas një aksidenti me motor, i ndodhur gjatë natës së mbrëmshme. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë, kolegët dhe shumë prej personave që e njihnin atë.

Në ceremoninë e lamtumirës së fundit është mbledhur një numër i madh qytetarësh, miqsh dhe kolegësh të Laurentit, të cilët kanë ardhur për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Mes të pranishmëve janë parë edhe miqtë e tij të afërt, Egzon Sahiti dhe Fitim Sylejmani, të cilët janë parë të përlotur gjatë ceremonisë së varrimit.

Në mesin e personave që kanë marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës janë edhe emra të njohur nga skena muzikore dhe televizive, si DJ PM, DJ Dagz, Gjesti, Selin, Gimbo dhe Brikena, së bashku me shumë miq e kolegë të tjerë të Laurentit.

Ceremonia po zhvillohet në një atmosferë të rënduar emocionale, ndërsa familjarët, miqtë dhe të pranishmit po i japin lamtumirën e fundit Laurent Krasniqit.

U prehfsh në paqe Laurent!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo