Lideri i LSDM‑së, Venko Filipçe, vlerësoi se qytetarët sot jetojnë shumë më keq sesa para dy‑tre viteve dhe se, siç tha, problem shtesë është humbja e shpresës se në shtet mund të jetohet më mirë.
“Tani jetohet shumë më keq sesa para dy‑tre viteve. Jo vetëm që jetohet më keq, më e tmerrshmja nga gjithçka është se njerëzve u është vrarë shpresa se këtu mund të jetë vend më i mirë për të jetuar”, deklaroi Filipçe.
Ai e akuzoi pushtetin aktual se me mënyrën e menaxhimit të shtetit u jep shembull të keq të rinjve.
“U japin shembull të keq të rinjve si qeveriset dhe si menaxhohet me shtetin”, tha kryetari i LSDM‑së.
Filipçe porositi se partia e tij do të përpiqet përsëri ta fitojë besimin e qytetarëve dhe ta ndryshojë gjendjen në vend.
“Do ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve dhe kjo punë do të ndryshojë, do të hyjmë në Evropë dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen këtu”, deklaroi Filipçe.