Drejtori i VLEN-it bën thirrje të bojkotohet Marshi në mbështetje të krerëve të UÇK-së





Koalicioni VLEN u ka bërë thirrje aktivistëve të vet që të mos marrin pjesë në marshin protestues “Jo në emrin tim”, i cili do të mbahet nesër në Sheshin “Skënderbeu”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Marshi organizohet në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin u dënuan ish-krerët e UÇK-së.

Sipas informacioneve që disponon gazeta KOHA, një zyrtar i lartë i VLEN-it, njëherësh drejtor i një agjencie shtetërore, përmes grupit të aktivistëve në WhatsApp ka kërkuar që anëtarët dhe mbështetësit e koalicionit të mos i bashkohen marshit. Ai, gjithashtu, ka porositur që kjo thirrje t’u përcillet edhe aktivistëve të tjerë të VLEN-it.

“Anulohet pjesëmarrja në protestën e nesërme 27.09. Ju lutem njoftoni edhe të tjerët”, shkruan në grupin aktivistëve të VLEN-it në whats-app drejtori i VLEN-it.

Ironia qëndron në faktin se drejtori në fjalë, i cili sot u bën thirrje aktivistëve ta bojkotojnë marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në vitin 2001 ka qenë vetë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo