Ish-futbollisti i Zvicrës i del në mbrojtje Granit Xhakës





Ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Benjamin Huggel, ka dalë në mbrojtje të Granit Xhakës pas polemikave të fundit rreth certifikatës së vaksinimit ndaj COVID-19.

Huggel ka thënë se Xhaka duhet të vazhdojë të jetë kapiten i Zvicrës, nëse çështja nuk sjell pasoja të tjera juridike apo sportive.

“Kapiteni caktohet nga skuadra dhe trajneri, jo nga opinioni publik. Nëse Murat Yakin dhe këshilli i skuadrës arrijnë në përfundimin se Xhaka duhet të vazhdojë të jetë kapiten, nuk shoh asgjë që ta pengojë këtë”, ka deklaruar Huggel për “Neue Zürcher Zeitung”.

Ai shtoi se çështja e certifikatës së vaksinimit nuk duhet të ndikojë në mënyrën se si Xhaka udhëheq ekipin në fushë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo