Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites në disa zona priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe mot i paqëndrueshëm, me mundësi edhe për paraqitje të breshrit, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 34 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta. Pasdite, në disa pjesë të luginës, ekzistojnë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima.
Temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 29 deri në 35 gradë Celsius.
Të enjten paradite pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë orëve të pasdites, në disa vende pritet destabilizim i motit, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, lokalisht janë të mundshme edhe procese më intensive në formë stuhie, me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër.
Deri në fund të javës do të vazhdojë moti i ndryshueshëm, me kushte për destabilizim lokal, reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.