Një i mitur 17-vjeçar ka mbetur me lëndime të rënda trupore pas një aksidenti të ndodhur në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar.
Në aksident janë përfshirë një automjet BMW, i drejtuar nga M.Zh. (26), dhe motoçikleta që drejtohej nga i mituri nga fshati Gallatë.
I plagosuri është dërguar në Qendrën Urgjente të Gostivarit, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.