Një i mitur ka vdekur pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në fshatin Bellacerkë të Rahovecit mbrëmjen e së dielës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Klankosova.tv se i mituri është gjetur i shtrirë në vendbanimin e tij, me plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor, ku dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si provë materiale.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.