Zjarri në hotelin në Lungomare, një vajzë në gjendje të rëndë flet shefi i Reanimacionit: Është djegur pothuajse 100% e trupit





Gjashtë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës pas zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares, ndërsa pesë prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje për gjendjen e të dëmtuarve, duke bërë me dije se situata në momentin e mbërritjes së tyre ka qenë tejet emergjente.

Sipas mjekut, tre pacientë kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga kati i dytë i hotelit për t’u shpëtuar flakëve.

Dy prej të dëmtuarve janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në repartin e djegieve në QSUT. Një tjetër pacient vijon të marrë trajtim në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Vlorës.

Në gjendje më të rëndë paraqitet një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit dhe rrezikon jetën.

“Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një 50%. Ishin mosha të reja, 25-30 vjeç”, ka deklaruar shefi i Reanimacionit, Edmond Breshanaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo