Trump: Ngushtica e Hormuzit është pastruar nga minat, paralajmërim i ashpër për Iranin





Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se të gjitha minat janë hequr nga ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit, duke thënë se këtë informacion e ka marrë nga Marina e Shteteve të Bashkuara.

Trump deklaroi se Irani është paralajmëruar se çdo anije apo mjet lundrues që do të tentojë të vendosë mina të reja në zonë do të shkatërrohet “menjëherë”.

“Sapo jam informuar nga Marina e Shteteve të Bashkuara se të gjitha minat janë hequr nga ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit”, shkroi Trump.

Ai shtoi se SHBA-ja po monitoron të gjithë zonën përmes Forcës Hapësinore, duke përmendur edhe Malin Pickaxe dhe tri objekte të tjera bërthamore që, sipas tij, tashmë janë shkatërruar.

Trump theksoi se ndaj çdo përpjekjeje për vendosjen e minave të reja në Ngushticën e Hormuzit do të zbatohet një politikë e “tolerancës zero”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo