Thaçi: Nëse BDI dhe Ali Ahmeti mendojnë se jemi mē keq se 2001 pse nuk bën luftë?





Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka lëshuar deklarata të forta gjatë homazheve te varri i Arben Xhaferit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta informon Tetovasot.

Pasi vendosi kurorë me lule dhe nderoi figurën e ish-kryetarit historik të PDSH-së, Thaçi komentoi zhvillimet aktuale politike dhe akuzat e BDI-së se shqiptarët ndodhen në një pozitë më të keqe se para konfliktit të vitit 2001.

“Nëse BDI dhe Ali Ahmeti vërtet mendojnë se shqiptarët sot janë në gjendje më të keqe se në vitin 2001, atëherë pse nuk bëjnë luftë?”, deklaroi Thaçi.

Ai kritikoi retorikën politike që, sipas tij, synon të krijojë tensione, duke theksuar se deklarata të tilla nuk u shërbejnë interesave të shqiptarëve.

Thaçi foli edhe për mënyrën se si është ndërtuar shteti i Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se kjo qasje duhet të vihet në diskutim.

“Maqedonasve duhet t’u kontestohet kjo mënyrë e ngritjes së shtetit dhe kjo mënyrë e vendimmarrjes”, u shpreh kreu i PDSH-së.

Deklaratat e Thaçit u bënë gjatë ceremonisë përkujtimore për Arben Xhaferin, ku ai e vlerësoi ish-liderin e PDSH-së si një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo