Një hap larg përplasjes: Turqia i zbulon me radar avionët e Izraelit pranë kufirit – Ankara ishte gati për përgjigje ushtarake (VIDEO)





Turqia i zbuloi me radar avionët izraelitë dhe mund të ketë qenë duke u përgatitur për një përgjigje ushtarake.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, tha se Turqia po punon për krijimin e një mekanizmi për shmangien e përplasjeve mes Izraelit, SHBA-së dhe Turqisë, pas sulmit izraelit ndaj bazës ajrore Ebu el-Duhur, pranë kufirit turk.

Sipas Barrack, Turqia nuk ishte njoftuar paraprakisht për sulmin ajror izraelit. Forcat turke zbuluan avionët luftarakë izraelitë duke lëvizur në drejtim të veriut, drejt territorit turk, përcjell TS.

Në përgjigje të kësaj, Barrack tha se Turqia mund të jetë përgatitur për një reagim të mundshëm ushtarak, për shkak se nuk dihej qëllimi i avionëve. Ai tërhoqi vëmendjen ndaj rrezikut që palët të përballeshin drejtpërdrejt ushtarakisht.

Barrack tha se tensioni u vu nën kontroll përpara se situata të përshkallëzohej, duke shtuar: “Për fat të mirë, gjakftohtësia e pengoi situatën të përkeqësohej.”/TS

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo