Komunikata e sotshme e VLEN-it, përveçse ua arsyeton nofkën “haxhuze”, është edhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj Prokurorisë dhe përpjekje e papërgjegjshme për të ndikuar në perceptimin publik për procesin gjyqësor ndaj Artan Grubit
Pa ofruar asnjë dëshmi, asnjë dokument dhe asnjë fakt konkret, VLEN-i del me “burime”, “supozohet”, dhe skenarë për gjoja marrëveshje sekrete, presione dhe pazare të tjera.
Po cili prokuror i ka ofruar marrëveshje Grubit? Ku është prova? Ku është dokumenti? Ku është dëshmia që e mbështet këtë pretendim?
Nëse VLEN-i ka prova për ndonjë marrëveshje të tillë, le t’i bëjë publike dhe le t’ua dorëzojë institucioneve kompetente. Në të kundërtën, organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj VLEN-it dhe të kërkojnë nga ata përgjegjësi për akuzat e rënda që hidhen pa asnjë provë.
Nuk mund të sulmohet Prokuroria sa herë që ndonjë proces gjyqësor nuk përputhet me dëshirat politike të VLEN-it.
Me këto insinuata politike, VLEN-i vërtetë po e dëshmon se e meriton nofkën “haxhuze”, ashtu sikur i quajnë njerëzit sa herë që përnendet VLENI.