Mislimi: Me VLEN-in jemi 2.9%, jo 29% shqiptarë!





Gazetari i portalit TetovaSot, Rami Mislimi, ka reaguar lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në shkollën e mesme për policë, duke theksuar se nga 310 kandidatët e pranuar, vetëm 9 janë shqiptarë.

Sipas Mislimit, kjo përkthehet në vetëm 2.9% përfaqësim shqiptar, duke ngritur pikëpyetje mbi premtimet për një përfaqësim më të madh.

“Prej 310 kandidatëve për policë, vetëm 9 janë shqiptarë. Kjo do të thotë se përfaqësimi shqiptar është vetëm 2.9%. Ndërkohë, Astrit Iseni nuk ka mundur të vendosë për numrin e kandidatëve shqiptarë. Nëse e pyet Astritin, do të thotë se nuk i kanë plotësuar kriteret shqiptarët”, ka shkruar Mislimi.

Ai ka kritikuar VLEN-in, duke e krahasuar situatën aktuale me premtimet e bëra gjatë fushatës.

“Paramendoni se në çfarë niveli përfaqësimi na kanë sjellë këta që premtonin ndryshime të mëdha nga BDI-ja. 29% në fjalë, 2.9% në realitet!”, ka shkruar Rami Mislimi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo