Momenti i shumëpritur ka mbërritur në Islandë. Hija e Hënës ka mbuluar plotësisht Diellin, duke sjellë fazën e eklipsit të plotë diellor.
Islanda dhe Grenlanda janë ndër vendet e para që përjetojnë fazën e plotë të këtij fenomeni të rrallë astronomik, shkruan Sky News
Eklipsi i 12 gushtit 2026 është i veçantë për Islandën, pasi vendi nuk do të përjetojë një tjetër eklips të plotë diellor deri në vitin 2196.
Më pas, hija e Hënës vazhdon rrugëtimin drejt Evropës, duke kaluar edhe mbi Spanjën veriore.
LIVE: It’s eclipse day. Come watch with us.
Totality begins in Iceland at 1:45pm ET (1745 UTC) and in Spain at 2:28pm ET (1828 UTC). https://t.co/SlVVfuUUsr
— NASA (@NASA) August 12, 2026