Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka dorëzuar dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi.
“Mirësevini në shtetin tuaj të dytë”, u tha Haxhiu dy ish-zyrtarëve amerikanë gjatë ceremonisë.
Në një konferencë për media, Haxhiu vlerësoi kontributin e DioGuardit dhe bashkëshortes së tij, duke theksuar se ata ishin ndër zërat më të fuqishëm në Uashington në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të pavarësisë së saj.
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi shprehën vlerësim të madh për marrjen e shtetësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë moment si një nder të veçantë dhe të rëndësishëm për ta.