Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit





Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Izet Mexhitit, liderit të Lëvizjes Demokratike.

Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të BDI-së, ka qenë i pranishëm për t’i shprehur ngushëllimet familjes Mexhiti në këtë moment të dhimbshëm.

Prania e Ahmetit në ceremoninë mortore vjen në shenjë respekti dhe solidariteti njerëzor ndaj familjes së Izet Mexhitit, pavarësisht përplasjeve dhe ndarjeve politike ndër vite.

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit, duke i dhënë lamtumirën e fundit babait të liderit të Lëvizjes Demokratike./TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo