23 mbetjet kockore në Zubin Potok shton dyshimet se iu takojnë grupit të intelektualëve





Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se janë gjetur mbetjet kockore të 23 personave gjatë kërkimeve për varrezë masive në fshatrat Kalludër e vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut dhe në një lokacion tjetër aty afër.

Korrespodenti i Klan Kosovës Urall Boshnjaku, se kjo forcon dyshimet se këto mbetjet i përkasin grupit të “Intelektualëve mitrovicas”, që nuk dihej për fatin e tyre tash e 27 vite.

“Për fat të mirë, duket se familjarët do të mund të identifikojnë eshtrat e familjarëve të tyre, nëse konfirmohet decitivisht se ky grupi është grupi prej 23 intelektualëve”, deklaroi ai në Programin e Mëngjesit.

Pas gërmimeve, janë arrestuar 3 persona që i takojnë etnisë serbe.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo