Takimi i Kryetarit Gashi me Presidentin e Gjeorgjisë, Kavelashvili dhe me Kryeministrin e Gjeorgjisë, Kobahidze: Ekziston angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjeorgji, të cilën Kryetari i Kuvendit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po e realizon nga 30 qershor deri më 1 korrik 2026, sot
realizoi takim me Presidentin e Gjeorgjisë, Mikail Kavelashvili, si dhe me Kryeministrin,
Irakli Kobahidze.
Në takime, në të cilat morën pjesë si anëtare të Delegacionit edhe deputetet Dafina
Stojanoska, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Mimoza Musa, të cilat janë anëtare të
Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Gjeorgjinë, si dhe zëvendëssekretari i
përgjithshëm i Kuvendit, Ibush Jusufi, u vunë në dukje marrëdhëniet miqësore midis dy
vendeve, por edhe u theksua nevoja për të avancuar bashkëpunimin e ndërsjellë.
Në takimin me Presidentin Kavelashvili, Kryetari Gashi theksoi se ne si shtet, veçanërisht
në këtë mandat, jemi të përkushtuar për të zgjeruar horizontet tona dhe për të forcuar

partneritetet me vendet që, pavarësisht se nuk i përkasim të njëjtit rajon, kemi një interes të
përbashkët për bashkëpunim dhe ndërtim urash miqësie.
Kryetari Gashi theksoi se kemi një angazhim të përbashkët për forcimin e partneritetit në të
gjitha fushat, veçanërisht në fushën e turizmit dhe kulturës, ku ne si vende mund të ofrojmë
shumë.
Presidenti Kavelashvili theksoi se Gjeorgjia beson fuqimisht se marrëdhëniet midis dy
vendeve duhet të jenë më dinamike, veçanërisht në
Në takimin me Kryeministrin e Gjeorgjisë, Kobahidze, Kryetari Gashi theksoi se Qeveria i
kushton vëmendje të veçantë tregtisë së jashtme, me qëllim të avancimit të tregtisë me
vendet me të cilat deri më tani kemi pasur pak shkëmbim fushën e bashkëpunimit
ekonomik, por edhe shkëmbimit të përvojave pozitive.tregtar.
Të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se përballë sfidave gjeopolitike, avancimi i
marrëdhënieve të mira reciproke dhe bashkëpunimit do të promovojë paqen dhe stabilitetin
për rajonin më të gjerë.
Kryetari Gashi pati gjithashtu drekë pune me zëvendëskryeministren dhe ministren e
Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Maka Boçorishvili, me të cilën biseduan mbi
bashkëpunimin ekonomik, si dhe sfidat aktuale politike dhe të sigurisë, në nivel rajonal dhe
botëror.

Takimi i Kryetarit Gashi me Presidentin e Gjeorgjisë, Kavelashvili dhe me Kryeministrin e Gjeorgjisë, Kobahidze: Ekziston angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo