Mucunski takohet me përfaqësuesen amerikane në Shkup, SHBA dhe Maqedonia e Veriut forcojnë partneritetin strategjik





Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nikoll Varnes.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve, i ndërtuar mbi besim të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta. Mucunski i përcolli urime me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e demokracisë amerikane dhe vlerave të saj themelore.

Po ashtu, u diskutuan përgatitjet për Samitin e NATO-s në Ankara, si dhe zbatimi i konkluzioneve nga samiti i mëparshëm në Hagë dhe prioritetet e Dialogut Strategjik mes dy vendeve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo