Mickoski: Filloi ndërtimi i pishinës së mbyllur në SHFK “Aco Shopov”, do të vazhdojmë me investime edhe në vitin 2027

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mori pjesë sot në Komunën e Butelit në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të një pishine të mbyllur në Shkollën Fillore Komunale “Aco Shopov”, si dhe në aktivitetin për përfundimin e zgjerimit të objektit shkollor informon Tetovasot.

Në fjalën e tij, Mickoski theksoi se këto investime do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të Butelit dhe të lagjes Radishan.

“Sot në Butel po fillon diçka e re – ndërtimi i një pishine, ndërsa njëkohësisht po përfundon edhe zgjerimi i shkollës ‘Aco Shopov’. Besoj se të gjitha këto projekte do të sjellin vlerë të shtuar për qytetarët dhe do të përmirësojnë kushtet e jetesës”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi se përmes projekteve infrastrukturore, Qeveria po arrin gradualisht të krijojë kushte më të mira për qytetarët në të gjitha komunat e vendit.

Sipas tij, një pjesë e projekteve tashmë janë në fazën përfundimtare, ndërsa ato që ende nuk kanë nisur do të fillojnë së shpejti, duke paralajmëruar se në vitin 2027 do të vazhdohet me një cikël të ri investimesh të ngjashme.

Kryeministri përgëzoi kryetarin e Komunës së Butelit për punën e tij, këshilltarët komunalë për mbështetjen, administratën komunale, deputeten nga kjo zonë, si dhe ministren e Arsimit dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë për kontributin në realizimin e projekteve.

Në fund, Mickoski ritheksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të projekteve kapitale dhe decentralizimit të mjeteve nga buxheti qendror drejt komunave, me synimin për të korrigjuar mangësitë e grumbulluara ndër vite dhe për të përmirësuar zhvillimin lokal në të gjithë vendin.TS

Mickoski: Filloi ndërtimi i pishinës së mbyllur në SHFK “Aco Shopov”, do të vazhdojmë me investime edhe në vitin 2027

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo