Dhunë në familje në Tetovë, 28-vjeçari rrah kunatën dhe vëllain





Një 28-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së vëllait dhe më pas edhe ndaj vetë vëllait të tij, raporton TetovaSot.

Sipas policisë, pas një debati mes nënës dhe nuses, i dyshuari e ka goditur gruan me grusht dhe e ka tërhequr për flokësh. Kur vëllai ka ndërhyrë për ta ndalur, është sulmuar edhe ai.

Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo