Aktivitetet në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit” po vazhdojnë me interesim të madh nga qytetarët. Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, së bashku me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Samir Iseni, vizituan pikat ku po zhvillohen aktivitetet, për t’u njohur nga afër me rrjedhën e tyre dhe me shërbimet që u ofrohen qytetarëve.
Në Parkun e Çairit, Parkun “Rinia” dhe në Çarshinë e Vjetër, ekipet mjekësore po vazhdojnë me kontrollet bazë shëndetësore, matjen e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak, këshillimin dhe aktivitetet parandaluese për mbrojtjen e shëndetit gjatë temperaturave të larta.
Platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke ofruar shërbime shëndetësore falas dhe duke promovuar kulturën e parandalimit, me qëllim që kujdesi për shëndetin të jetë sa më pranë çdo qytetari.


