Tetovarja 44-vjeçare përfundon në spital, dyshohet se u sulmua nga partneri jashtëmartesor





Një grua nga Tetova ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor. Raporton Tetovasot.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 22 qershor 2026 rreth orës 01:00 nga spitali është raportuar se një grua 44-vjeçare nga Tetova është paraqitur me lëndime trupore.

Sipas denoncimit, pas një debati paraprak, ajo është sulmuar fizikisht nga S.I. (63), nga një fshat i Tetovës, me të cilin ishte në lidhje jashtëmartesore.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit. Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo