Të shtëna me armë në Gostivar, dorëzohet 65-vjeçari





Policia është njoftuar pas mesnate për të shtëna me armë zjarri në Gostivar nga një person që lëvizte me automjet “Jeep”.

Rreth dy orë më vonë, në stacionin policor është paraqitur vetë A.M. (65) nga Gostivari, të cilit i janë sekuestruar një pistoletë “Bereta”, një karikator me tetë fishekë dhe një karikator bosh. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo