Rast i rëndë në Çegran: Tre persona marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë





Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga H.D. (50) nga fshati Çegran.

Ajo ka raportuar në polici se më 19.06.2026 rreth orës 19:20, tre persona të panjohur me një veturë kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së saj dhe kanë marrë me dhunë vajzën e saj të mitur (15 vjeçe).

Ata e kanë futur adoleshenten me forcë në makinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Policia po ndërmerr masa intensive për gjetjen e vajzës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo