Mickoski: Me Çebrenin dhe Galishten do të forcohet në mënyrë dramatike pozita strategjike e shtetit, jo vetëm për energjinë elektrike, por edhe për akumulimin e ujit dhe turizmin
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, theksoi se me projektin Çebren dhe Galishte në mënyrë dramatike do të forcohet pozita strategjike e shtetit, gjegjësisht projekti mund ta forcojë strategjikisht pozitën e shtetit i cili, për fat të keq, nuk ka dalje në det, dhe ai do të jetë ajo përparësi që e kemi, duke i pasur parasysh ndryshimet klimatike, nevojën për ujë, por edhe turizmin dhe prodhimin e energjisë elektrike.
“Jam i bindur se ky projekt Çebren dhe Galishte ka rëndësi strategjike, jo vetëm për shkak të prodhimit të energjisë elektrike, por edhe për qëllime të tjera. Të përmend se në muajin prill të këtij viti, për herë të parë pas nuk e di sa kohë, prodhimi i energjisë elektrike mbulon 88,8% të konsumit të përgjithshëm tek ne, që do të thotë se ne tashmë po i afrohemi asaj që tërësisht të mund të mbulojmë atë që e konsumojmë nga aspekti i energjisë elektrike, dhe kemi thënë se qëllimi i kësaj qeverie është që gjatë mandatit të kemi një vit kur do të jemi neto eksportues, në fund të vitit kur të përmblidhen bilancet, ajo që kemi prodhuar dhe ajo që kemi konsumuar dhe ajo që kemi eksportuar të jetë e krahasueshme, pra të eksportojmë energji elektrike, ky ishte synimi ynë si qeveri dhe vlerësoj se këtë po e realizojmë,” theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski gjithashtu shtoi se gjendja në ELEM është konsoliduar nga 7–8% akumulime dhe minus 150 milionë euro, tani do të kalojë në plus dhjetëra dhe rreth 80% gjendje të akumulimeve, dhe kjo në kulmin e sezonit të ujitjes, që do të thotë se punohet me përkushtim, kësaj i shtohet edhe fakti se vitin e ardhshëm do të përfundojë interkonektori i gazit me Greqinë, është shpallur tenderi për interkonektorin me Serbinë, është lëshuar rrjedha e produktit nga porti i Selanikut me OKTA, po ringjallen gazsjellësi Shkup–Veles, gazsjellësi drejt Kërçovës, segmenti për hyrje drejt Kosovës, dhe e kemi rifilluar linjën e tensionit të lartë me Shqipërinë, në mënyrë që të bëhemi realisht një kryqëzim i Ballkanit.”
“Kur të analizohet e gjithë pamja kemi ardhur në një fazë kur mund të jemi krenarë për atë që po e bëjmë. Ajo që për ne paraqet një sfidë të vërtetë dhe po përgatitemi, është projekti Çebren dhe Galishte dhe këtu kemi dy koncepte që janë të kundërta nga aspekti juridik përndryshe në thelb nuk janë, i pari është që ne të bëjmë një sindikatë të huadhënësve, institucione financiare ndërkombëtare të cilat do të sigurojnë para me një grejs periudhë të mjaftueshme derisa të zgjasë ndërtimi, dhe pastaj në një periudhë të caktuar të fillojmë me kthim, përkatësisht SHA EMV. Dhe koncepti i dytë është që të shkojmë me partneritet publiko-privat. Personalisht dhe si njeri i fushës dhe si profesor universitar, e tani edhe si Kryetar i Qeverisë së Maqedonisë, vlerësoj se për konceptin e parë duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për ta realizuar, duke pasur parasysh ndryshimet klimatike vlerësoj se jo vetëm për ne si shtet, por edhe për rajonin, janë të domosdoshëm dy projekte të tilla serioze që do të sigurojnë sasi uji shtesë, jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për ujitjen, le të themi, të Fushës së Tikveshit. Vlerësoj se një projekt i tillë shumëfunksional mund të kontribuojë shumë, së treti të gjallërojë atë rajon, Mariovën, e cila mund të zhvillohet si qendër turistike. Kështu që ky projekt Çebren dhe Galishte duhet të shihet si projekt strategjik, e jo si projekt për energjetikë dhe prodhim të energjisë elektrike. Kjo është kështu, pajtohem, do të jetë motor i ekonomisë, do të kontribuojë në PBB. Një miliard e 300 milionë deri në 500 milionë përafërsisht presim të kushtojë dhe do ta përmirësojë kapacitetin e sistemit elektroenergjetik,” potencoi kryeministri Mickoski.
Në lidhje me hapat për realizim, kryeministri Mickoski në fund sqaroi se po zhvillohet koncepti, të përditësohen studimet e fizibilitetit në një të vetëm, si dhe që tashmë jemi në bisedime serioze, edhe SHA EMV edhe ne si qeveri, me institucione potenciale të mëdha financiare botërore, si Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve, të cilat do të duhet të krijojnë një lloj sindikate, të sigurojnë buxhet dhe në këtë mënyrë të gjitha këto ne t’i zhvillojmë.