Kërçova i jep energji të re BDI-së, Ali Ahmeti: Strukturat e reja do të sjellin fitore të reja





Në një atmosferë entuziazmi dhe përkushtimi, në Kërçovë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të degës.

Në këtë proces janë konstituuar Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve, si dhe sekretarët e sekretariateve të degës.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke përshëndetur punimet e kuvendit, u shpreh se strukturat e reja do ta bartin përgjegjësinë me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj anëtarësisë, qytetarëve dhe vizionit politik të partisë.

“Jam i bindur se përgjegjësinë e marrë sonte do ta bartin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. Këto struktura përbëhen nga njerëz kompetentë, të përgjegjshëm dhe të dëshmuar, të cilët së bashku me mbështetjen e qytetarëve do ta forcojnë edhe më tej BDI-në”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai theksoi rëndësinë historike dhe politike të Kërçovës, duke vlerësuar se kjo komunë ka qenë gjithmonë një vatër e rëndësishme e angazhimit kombëtar dhe politik.

“Energjia që pashë sonte më bën optimist për fitoret që na presin”, u shpreh Ahmeti, duke uruar strukturat e reja për sukses në detyrat e tyre të ardhshme.

Kërçova i jep energji të re BDI-së, Ali Ahmeti: Strukturat e reja do të sjellin fitore të reja

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo