Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur nga Taori! Ish-bashkëshorti dyshohet për vrasje, ndalohen edhe tre persona
Prokuroria Publike e Shkupit njoftoi se në një zonë pyjore me qasje të vështirë pranë fshatit Letevc është gjetur trupi i pajetë i një gruaje nga Taori, e cila ishte raportuar si e zhdukur të premten.
Prokurori kujdestar dhe ekipet e MPB-së kanë kryer këqyrje në vendngjarje, ndërsa pas urdhrit për obduksion është konfirmuar se vdekja ka ardhur si pasojë e dhunës.
Nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, është privuar nga liria ish-bashkëshorti i viktimës, ndërsa janë ndaluar edhe tre persona të tjerë, miq të tij.
Prokuroria njofton se po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të rastit.