Dimitrievski: ZNAM forcon pozitat në Qeveri, merr drejtimin e këtyre ministrive

Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, njoftoi se partia e tij do të ketë pozita të përforcuara në kuadër të rindërtimit të Qeverisë, duke marrë drejtimin e dy ministrive dhe një posti shtesë të zëvendësministrit.

Sipas Dimitrievskit, Goran Minçev do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Administratës Publike, ndërsa për ministër të Bujqësisë është propozuar Borçe Serafimovski, aktualisht sekretar shtetëror në këtë dikaster dhe nënkryetar i ZNAM-it.

Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të partisë u shqyrtuan zhvillimet politike aktuale, procesi i rindërtimit të Qeverisë dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e programit të ZNAM-it.

Dimitrievski theksoi se partia nuk ka negociuar për numrin e posteve, por për sektorët ku mund të japë kontributin më të madh. Ai vlerësoi se reformat e realizuara në Ministrinë e Administratës Publike dhe në Ministrinë e Drejtësisë kanë marrë vlerësime pozitive edhe nga partnerët evropianë.

Ai shtoi se marrja e drejtimit të Ministrisë së Bujqësisë lidhet me synimin për të forcuar ekonominë vendase dhe prodhimin bujqësor, ndërsa njoftoi se në shtator ZNAM, sipas marrëveshjes së koalicionit, do të emërojë edhe një zëvendësministër në një nga ministritë më me ndikim në Qeveri.

Në fund, Dimitrievski falënderoi ish-ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov, për kontributin e tij në reformat në drejtësi, duke theksuar se ZNAM do të vazhdojë të jetë partner i qëndrueshëm dhe konstruktiv në Qeveri.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo