Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për punonjësit e Klinikës së Fëmijëve, të cilët edhe pas muajsh pritjeje detyrohen të dalin në protestë për pagën e tyre. Në vend që institucionet të japin zgjidhje, Azir Aliu vazhdon të fshihet pas fjalëve “ekosistem” dhe “digjitalizim”, ndërsa njerëzit presin bukën e gojës. Ky nuk është ekosistem reformash, por ekosistem papërgjegjësie; nuk është digjitalizim i shtetit, por digjitalizim i propagandës.
VLEN premtoi dinjitet dhe ndryshim, por sot hesht para padrejtësive që prekin qytetarët më drejtpërdrejt. Kur punonjësit e shëndetësisë protestojnë për paga, pushteti nuk ka të drejtë të flasë për suksese. Qeverisja nuk matet me fotografi, deklarata e vetëlavdërime, por me institucione që funksionojnë dhe me njerëz që trajtohen me respekt. Ky rast është edhe një dëshmi tjetër e dështimit të VLEN-it.