Aleanca për shqiptarët në suaza të përgatitjeve për kongresin e radhës të partisë sonte në një armosferë të mbushur me entuziazëm ka riorganizuar edhe degën e Studeniçanit, ku në kuvendin zgjedhor të zhvilluar nga kjo degë është bërë zgjedhja e kryetarit të ri dhe organeve tjera të degës së Studeniçanit.
Ky kuvend zhvilloi punimet në praninë e drejtuesve më të lartë të Aleancës pët Shqiptarët me në krye vetë kryetarin e partisë Dr. Arben Taravarin deputetëve, aktivistëve dhe mysafirëve të tjerë të pranishëm.
Me shumicë votash kuvendarët për kryetar zgjodhën, Erduan Saliun i cili në fjalën e tij nënvizoi se besimi i dhënë për pozitën e kryetarit të degës së Studeniçanit është më shumë se një detyrë, është nderë, obligim dhe përgjegjësi për të justifikuar besimin e dhënë.
Aleanca për shqiptarët është shtëpia e të gjithë shqiptarëve, sepse përfaqëson në mënyrën më autentike zërin dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, dyert e Aleancës për Shqiptarët do të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në fuqizimin e pozitës së shqiptarëve dhe në avancimin e të drejtave, dinjitetit dhe perspektivës së tyre në Maqedoninë e Veriut.