Irani thotë se po e shqyrton propozimin e fundit të Shteteve të Bashkuara, për ti dhënë fund luftimeve. Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se është “shumë e mundshme” të arrihet marrëveshje, por paralajmëroi gjithashtu se luftimet do të rifillojnë, nëse Teherani do ta hedhë poshtë marrëveshjen.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, citoi një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme të ketë thënë se Teherani e kishte marrë propozimin amerikan dhe tani po i shqyrton hollësitë, megjithëse ai la të kuptohej se kishte dispozita të papranueshme për udhëheqësit e republikës islamike.
Trump tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani po shkojnë mirë. “Ata duan të arrijnë marrëveshje. Kemi pasur bisedime shumë të mira gjatë 24 orëve të fundit dhe është shumë e mundshme që ta arrijmë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.