Çfarë është publikuar në dosjet e UFO-ve të Pentagonit? (VIDEO)

Çfarë është publikuar në dosjet e UFO-ve të Pentagonit? (VIDEO)

Raporti i shumëpritur i qeverisë amerikane për UFO-të (objekte fluturuese të paidentifikuara) ishte kërkuar nga Kongresi amerikan pas një sërë raportimesh të ushtrisë amerikane për objekte që lëvizin në mënyrë të pazakontë në qiell.

Pentagoni kishte krijuar një grup pune për “fenomenet ajrore të paidentifikuara”, me detyrë të zbulojë, analizojë dhe të zbardhë këto ngjarje, si dhe të kuptojë natyrën dhe origjinën e tyre.

Në raportin e deklasifikuar nuk u gjetën prova për aktivitete jashtëtokësore, por as nuk u përjashtua plotësisht kjo mundësi.

Po ashtu, u theksua se këto objekte nuk duket të jenë teknologji sekrete ushtarake amerikane, shkruan cnn.

Hetimi përfshiu mbi 120 incidente gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë edhe tre video të deklasifikuara më herët nga Pentagoni. Këto objekte u përshkruan si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

Edhe pse nuk priten zbulime sensacionale, raporti tregon se NLO-të nuk trajtohen më vetëm si fantashkencë, por si çështje e sigurisë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara theksojnë se shumë nga rastet mund të jenë objekte të zakonshme ose gabime në identifikim, ndërsa një pjesë e tyre mbetet ende e pashpjeguar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo